Bekim Sali në Shkup me përfaqësues nga Ballkani dhe vendet kandidate: “Integrimi gradual të na afrojë më shpejt me BE-në”

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka pritur në Shkup përfaqësues nga Ballkani Perëndimor, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia, së bashku me përfaqësues të BE-së dhe partnerë ndërkombëtarë, në kuadër të Takimit Ndërrajonal të Kryenegociatorëve dhe Zyrtarëve të Lartë Përgjegjës për Integrimin Evropian.

“Sot në Shkup mirëpres kolegët nga Ballkani Perëndimor, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia, së bashku me përfaqësues të BE-së dhe partnerët tanë, në Takimin Ndërrajonal të Kryenegociatorëve dhe Zyrtarëve të Lartë Përgjegjës për Integrimin Evropian.

Diskutojmë të ardhmen e zgjerimit, mbështetjen që duhet të ofrojë buxheti i ardhshëm i BE-së dhe bashkëpunimin ndërmjet qeverive dhe parlamenteve për përshpejtimin e reformave.

Mesazhi im është i qartë: reformat duhet të sjellin përfitime konkrete për qytetarët, ndërsa progresi duhet të njihet dhe të vlerësohet sipas meritës. Integrimi gradual duhet të na afrojë më shpejt drejt anëtarësimit të plotë.

Falënderoj Ambasadën Gjermane dhe GIZ-in për mbështetjen në organizimin e këtij takimi, si dhe të gjithë kolegët për gatishmërinë për të shkëmbyer përvoja dhe për të forcuar bashkëpunimin tonë”, ka shkruar Sali.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull