Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, i është përgjigjur deklaratës së Ziadin Selës se “Buteli është i radhës”.
Përmes një reagimi në Facebook, Kostovski tha se Butelin e pret një “nokaut edhe më i rëndë”, duke theksuar se komuna nuk është plaçkë politike dhe se kërcënimet e shantazhet nuk kalojnë te banorët e Butelit.
Ai gjithashtu mbrojti punën e deritanishme në komunë, duke përmendur investimet në infrastrukturë, shkolla, kopshte dhe parqe. Në fund, Kostovski paralajmëroi se zhvillimi i Butelit nuk do të ndalet.

