MPB ka konfirmuar se sot ka arrestuar personin A.R (29) nga Haraçina, i cili ditë më parë u fal nga presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska.
Arrestimi është bërë për shkak ngjarjes penale të ndodhur ditë më parë në Cari, ku me armë zjarri ishte lënduar E.A (35) nga Shkupi.
“Pas aktiviteteve të ndërmarra dhe masave si dhe raporteve të përgatitura nga Reparti për hetime forenzike pranë MPB-së, është konfirmuar se autori është A.R dhe nga ana e Njësiti për krim pranë SPB Shkup në koordinim me PTHP Shkup sot, është dorëzuar kallëzim penal me procedurë të shpejtë kundër A.R për veprën penale ‘vrasje’ e parashikuar dhe e dënuar në bazë të nenit 123 në lidhje me nenin 19 nga Kodi Penal i RMV-së”, thuhet në njoftimin e policisë.