Izraeli arreston predikuesin e Xhamisë Al-Aksa pasi i u lut për kreun e vrarë të Hamasit

2 Min. Leximi

Kuds

Policia izraelite arrestoi predikuesin e Xhamisë Al-Aksa, Sheikh Ekrima Sabri, për shkak të lutjeve për shefin e vrarë të Hamasit, Ismail Haniyeh, raporton Anadolu.

- Advertisement -

Haniyeh u vra të mërkurën në Teheran, kryeqyteti i Iranit. Teksa Hamasi dhe Irani fajësuan Izraelin për vrasjen, Tel Avivi nuk e ka konfirmuar apo mohuar përgjegjësinë për vrasjen.

Një nga të afërmit e Sheikh Sabrit tha për Anadolu se oficerët e policisë izraelite hynë në shtëpinë e tij në Kudsin Lindor të pushtuar dhe e arrestuan atë.

Pas namazit të xhumasë në Xhaminë Al-Aksa, Sabri udhëhoqi namazin e xhenazes në mungesë për kreun e vrarë të Hamasit.

“Populli i Kudsit dhe rrethinat e Kudsit nga minberi i xhamisë së bekuar Al-Aksa shprehin keqardhje për dëshmorin Ismail Haniyeh”, tha ai gjatë predikimit.

- Advertisement -

Pas predikimit, policia izraelite tha se po hetonte nëse deklarata përbënte “nxitje” dhe se ata do të vepronin në përputhje me rrethanat.

Predikuesi 85-vjeçar u arrestua disa herë nga forcat izraelite në të kaluarën dhe iu ndalua hyrja në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar për disa muaj.

Sheikh Sabri është një kritik i vendosur i pushtimit izraelit prej dekadash të territoreve palestineze. Ai kishte mbajtur më parë postin e myftiut të Kudsit dhe territoreve palestineze nga viti 1994 deri në vitin 2006.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull