Drejtori i Librave Amë, z. Faton Fazliu, zhvilloi sot një takim të rëndësishëm me përfaqësuesin e OSBE-së, z. Umerr Al-Khatib, për të diskutuar mbi çështjen e regjistrimit të personave të pa evidentuar në Librin Amë. Gjatë këtij takimi produktiv, palët shkëmbyen ide dhe shqyrtuan mënyrat për përmirësimin e këtij procesi të rëndësishëm.
Z. Fazliu theksoi se regjistrimi i individëve jo vetëm që garanton sigurinë e identitetit të tyre, por është gjithashtu një hap kyç për integrimin e tyre të plotë në shoqëri. Iniciativa synon të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më përfshirëse, ku çdo qytetar ka mundësi të barabarta për të marrë pjesë në jetën shoqërore dhe ekonomike.
Ai vuri në dukje se angazhimi i përbashkët është thelbësor për arritjen e barazisë dhe përfshirjes sociale, duke nënvizuar rëndësinë e regjistrimit për të siguruar të drejtat e plota të individëve në shoqëri.