10 shqiptarë të rinj punësohen në Ministrinë e Mbrojtjes, Admir Shabani: Po vendosim standard të ri meritokracie

1 Min. Leximi
Screenshot

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, ka njoftuar se 10 profesionistë shqiptarë janë angazhuar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ai thotë se ky është një hap konkret drejt rritjes së përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe vendosjes së meritokracisë në plan të parë.

“Për vite me radhë shqiptarët kanë qenë të nënpërfaqësuar në këtë sektor. Këto punësime tregojnë se me punë dhe përkushtim, gjërat po ndryshojnë”, shkroi Shabani në Facebook.

Sipas tij, ky është vetëm fillimi i forcimit të rolit të shqiptarëve në institucionet strategjike të shtetit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull