Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka komentuar vizitën e kryeministrit, Albin Kurti, të martën në veri, për çka ka thënë se “shkuarja atje s’është trimëri, sado që e mban kokën lartë, reflekton frikë”.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka pretenduar se Kurti ka frikë të përballet me shumë situata e njerëz, duke thënë se ai s’ka guxim të flaës as për Byron për Konfiskim të Pasurisë, pasi sipas tij, bashkëpunëtorët e kryeministrit “janë klientët e parë”.
“Kryeministri sado që e mban kokën lart reflekton frikë dhe frikësohet nga të gjithë. Ai frikësohet të dalë para qytetarëve dhe të tregoj çka ka të vërtetë në akuzat e Presidentes. Ai frikësohet të dalë para gazetarëve dhe të tregojë çka po ndodhë me Procesin e Berlinit dhe pse po e shtyen BE-në drejt përjashtimit të Kosovës. Ai frikësohet të dalë dhe të tregojë të vërtetën për mos-hapjen e urës dhe ende mban qytetarët në mashtrime se së shpejti do të hapet ajo. Albini bëhet pak trim dhe mashtron se ka paguar lehonat përderisa Komunat me buxhete te varfëra i paguajnë edhe më shumë edhe më dinjitetshëm. Kryeministri u ikë dhe u frikësohet gazetarëve dhe ndihet trim kur i shtyen kolegët e tij të dalin dhe të flasin e mos të tregojnë asgjë për të gjitha këto tema sepse vet s’ka çka thotë. Ai sot as për Byron për Konfiskim të Pasurisë nuk foli sepse ai e din që bashkëpuntorët e vet do të jenë klientët e parë të saj e për vete është i sigurtë se shpëton. Shpëton sepse mendon se askush s’do ta ndjek në Norvegji”, ka shkruar Haradinaj./21Media