Koalicioni VLEN përmes një reagimi për mediat, kërkon llogari për rastet e fundit, duke akuzuar drejtpërdrejtë krerët e Frontit Evropian Ali Ahmetin dhe ZIjadin Selën.
“Kanë kaluar 20 ditë nga pranimi skandaloz i fajit dhe marrëveshjes mes anëtarit të Këshillit të prokurorëve publik, Ixhet Mehmeti dhe Islam Abazit, të dy pionierë të BDI-së. Kaluan 15 ditë që kur pyetëm se ku është Drin Ahmeti dhe a është e vërtetë se është dërguar jashtë shtetit. Kaluan tre ditë që kur bëmë të ditur se kryetari i degës së Selës në Bogovinë është arrestuar për përfitim nga kumari i jashtëligjshëm përmes internetit. Nga të gjitha anët po vijnë informacione dhe dëshmi për skandalet nga institucione të ndryshme që lidhen me kuadrot e Qeverisë së kaluar. Ahmeti dhe Sela vazhdojnë të heshtin dhe në vend se të kërkojnë falje, ata paralajmërojnë vizita në degët e tyre. Pasi Ahmeti dhe Sela vazhdojnë të injorojnë mesazhin e votuesve shqiptarë të 8 majit, ata do të marrin një mesazh edhe më të fortë dhe më të qartë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm”, thuhet në reagimin e VLEN. /Alsat.mk