Kryeministri Hristian Mickoski përmes “Fejsbukut” ka publikuar se masat e Qeverisë për uljen e çmimeve të pajisjeve shkollore po japin rezultat.
“Çmimet e materialeve shkollore janë ulur ndjeshëm, gjë që lehtëson barrën e prindërve dhe mundëson që çdo fëmijë të shkojë në shkollë i përgatitur. Familjet, nga ana tjetër i ndjejnë efektet pozitive sepse çmimet e reduktuara mundësojnë që të mbeten më shumë pajisje për nevoja të tjera të rëndësishme jetësore”, ka shkruar Mickoski duke publikuar një pjesë të uljes së çmimeve të pajisjeve shkollore.