“Conad”, një nga zinxhirët më të mëdhenj italianë të supermarketeve, po hyn në tregje të reja në Ballkan. Filiali i “Conad” në Shqipëri njoftoi se planifikon të zgjerojë zinxhirin në tregje të reja dhe të hyjë në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi. “Conad” aktualisht operon me 40 supermarkete moderne të pajisura sipas standardeve më të larta botërore dhe ka shënuar rritje pozitive të biznesit vitet e fundit, shkruan Retail Serbia.
Conad Albania është pjesë e grupit Conad Adriatico. Supermarketet e para “Conad” në Itali u hapën në vitin 1962. Përveç tregut vendas, zinxhiri është i pranishëm edhe në Shqipëri, San Marino, Kinë, Maltë dhe Kosovë.