Deputetët kthehen në punë pas pushimit në gusht, seanca e parë u caktua për 2 shtator

1 Min. Leximi

Me mbajtjen e Sesionit të sotëm punues të Këshillit të ambasadorëve, ku fjalim do të mbajë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, deputetët kthehen në ulëset e Kuvendit pas pushimit të gushtit. Seanca e parë e re plenare e Kuvendit u caktua për 2 shtator.

Në ueb faqen e Kuvendit më 25 gusht janë paralajmëruar dy takime të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi me ambasadorin turk, Fatih Ullusoj dhe me koordinatoren e përhershme të KB-së, Rita Kolumbia. Nga Kabineti i Gashit thonë se ai vazhdimisht është në punë, edhe pse zyrtarisht deputetët janë në pushim.

Në seancën e 121-të, të caktuar për 2 shtator, do të ketë 53 pika në rend të ditës, duke përfshirë emërimin e zëvendësguvernatorit të Bankës Popullore, ratifikime, Propozim ligji për paraqiitjen dhe verifikimin e investimeve të drejtpërdrejta të huaja (*), në lexim të parë, Propozimi i strategjisë kombëtare për sigurinë në komunikacion 2026-2030, si dhe ligjet e miratuara me procedurë të shkurtuar, kryesisht harmonizimi me Ligjin e ri për udhëheqës të lartë.

Pushimi i rregullt veror i Parlamentit është nga 1 gushti, edhe pse disa nga deputetët kanë pasur aktivitete për festën kombëtare Ilinden, e cila më 2 gusht.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull