Microsoft: Problemi që shkaktoi kolaps të aeroporteve u rregullua

1 Min. Leximi

Problemi që shkaktoi një “black out” komunikimi në kompani të ndryshme kritike si linjat ajrore apo banka e linja hekurudhore është rregulluar.

Lajmin e bën të ditur Microsoft, duke shtuar se disa prej shërbimeve mbeten ende të prekura.

- Advertisement -

“Po kryejmë masa zbutëse shtesë për të ofruar zgjidhje të situatës,” njoftoi kompania në një postim në X.

Ndërprerja duket se erdhi të paktën pjesërisht nga një përditësim i softuerit të lëshuar nga kompania CrowdStrike, thonë ekspertët për CNN.

CEO i CrowdStrike bëri më pas të ditur se problemi ishte identifikuar dhe se kishte nisur operacioni për rregullimin e tij.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull