Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se sot ka realizuar takim me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Sh. S. Rossana Dudziak.
Siç thuhet në njoftimin e kabinetit të kryetarit të kuvendit, në takim është biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes zyrës së OKB-së dhe RMV-së.
“Kisha kënaqësinë të mirëpres sot realizoi koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Sh. S. Rossana Dudziak.
Shkëmbyem informacionet dhe idetë se si të thellohet bashkëpunimi ndërmjet Zyrës së Koordinatores së Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me koordinatoren Dudziak shkëmbyen mendime për rëndësinë e arsimit cilësor dhe nevojën e reformimit të sistemit arsimor, si dhe për drejtimet e ardhshme të veprimit në këtë drejtim, në bashkëpunim me UNICEF-in, UNESKO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e kabinetit të kryetarit Gashi.