Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

VLEN: 100 ditë të politikave të reja dhe betejë kundër veseve të vjetra

Përditësimi i fundit: 2024/09/29 at 4:25 PM
Publikuar September 29, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot, koalicioni VLEN në një atmosferë moderne dhe evropiane, me sloganin “Kalojmë në vepra”, shënoi i pari nga koalicioni qeveritar 100 ditët e qeverisë së re, në një ngjarje ku morën pjesë liderët, ministrat, zëvendësministrat, deputetët dhe zyrtarë të tjerë të lartë dhe aktivistë. Në cilësinë e moderatorit, Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë, z. Arben Fetai, theksoi arritjet e rëndësishme të koalicionit, duke përfshirë ndarjen e 100 milionë eurove për komunat, rritjen e pensioneve, luftën kundër bixhozit, krijimin e 600 vendeve të reja pune për mjekë specializantë, si dhe themelimin e Akademisë Shqiptare. “VLEN nuk është thjesht një alternativë për BDI-në, por një revoltë e kanalizuar që synon ndryshimin e mirëpritur për shqiptarët. Kjo është një mundësi e dhënë nga populli, dhe ne do ta mbajmë këtë amanet me nder e përgjegjësi”, u shpreh Fetai. Kryetari i Alternativës, z. Zeqirja Ibrahimi, nënvizoi se VLEN ka treguar një dallim të dukshëm në këto 100 ditë. “Ata që nuk arritën asgjë për 22 vite, ne e kemi bërë ndryshimin në vetëm 100 ditë,” tha ai. Prioritetet e VLEN për të ardhmen përfshijnë reformën në administratën publike, tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor. Ndër të tjera, Ibrahimi spjegoi themelimin e Akademisë Shqiptare të Shkencave si një hap të domosdoshëm për avancimin e intelektualëve shqiptarë. Kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe zëvendëskryeministri i parë, z. Izet Mexhiti, deklaroi se VLEN përfaqëson një kualitet të ri në përfaqësimin politik të shqiptarëve. “Ne jemi liderë në qeveri, jo në seli. Koha kur liderët qëndronin larg përgjegjësisë qeveritare ka marrë fund. Tani, për çdo ditë, ne jemi në zyrat tona, duke zgjidhur problemet e qytetarëve,” u shpreh ai. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë, z. Arben Taravari, i cili u kyc me video lidhje nga SHBA-të, theksoi se qytetarët shqiptarë më në fund ndihen të liruar nga pushteti 22-vjeçar. “Po ndërtojmë një të ardhme ku fuqia qëndron në duart e popullit, jo në xhepat e të korruptuarve,” tha Taravari, duke shtuar se Ministria e Shëndetësisë tashmë po funksionon në shërbim të qytetarëve, larg korrupsionit. Kryetari i Lëvizjes BESA dhe kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami, kritikoi BDI-në për dështimet e saj, veçanërisht në decentralizim. “VLEN është këtu për të ndrequr padrejtësitë dhe për të garantuar që komunat shqiptare të kenë decentralizim real, jo premtime boshe,” tha ai. Koalicioni VLEN në këto 100 ditë ka dëshmuar se posedon dituri, vullnet, integritet dhe fuqi reale për ndryshim. Ata potencuan se vijon një luftë institucionale për të sanksionuar të gjitha dukuritë devijuese të qeverisjes së kaluar dhe mbesin të përkushtuar për ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë shqiptarët e këtij vendi, me një qasje të ndershme, transparencë dhe konsistencë drejt përmbushjes së premtimeve parazgjedhore. Në këtë drejtim, në fund të ngjarjes, të gjithë zyrtarët nga radhët e koalicionit VLEN nënshkruan deklaratën e pranimit të kodit të etikës, me të cilin morën përsipër të shërbejnë ekskluzivisht në interes të qytetarëve dhe do t’i respektojnë të gjitha standardet më të larta demokratike në ushtrimin e kompetencave publike.

TOP Lajmet

VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 29 Shtator, 2024 September 29, 2024
Artikulli i mëparshëm Kasami: Ne jemi gati për të punuar për shqiptarët, ata duhet të bëhen gati për në burg!
Artikulli tjetër Deputetja Imërlije Saliu: 100 ditë qeverisje në shërbim të shqiptarëve e të çdo qytetari

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Zeqirija Ibrahimi: As para as pas luftës së dytë botërore nuk u shpërngulën shqiptarë më shumë se në kohën e BDI-së

    3shi.net November 17, 2024
    Tiranë, Kasami: Nevojiten decentralizim të vërtetë dhe bashkëpunim rajonal për zhvillimin ekonomik
    Mbi 83.5 milionë euro përfituan katër klinikat private gjatë 2023
    Shpërthejnë sërish zjarret në Los Angeles, urdhërohet evakuimi i menjëhershëm
    MAQEDONI, SHPRONËSIMI PËR AUTOSTRADAT E “BECHTEL DHE ENKA” NUK KA FILLUAR, PRITET QË QEVERIA TA MIRATOJË PROJEKTIN
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Mexhiti: Skenari për ta përçarë dhe shkatërruar VLEN dështoi, ne jemi këtu, më të fortë se kurrë!

    May 17, 2025
    LajmeSport

    VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!

    May 17, 2025
    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025
    Lajme

    Ekskluzive: Zbulohet se si Taravari i kishte propozuar Mickoskit të formojnë Qeveri me Ahmetin!

    May 17, 2025
    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?