Tërhiqet nga tregu i Maqedonisë së Veriut çokollata “Milka Oreo”, dyshohet për prani të pjesëve plastike

1 Min. Leximi

Çokollata “Milka Oreo” prej 37 gramësh po tërhiqet nga dyqanet për shkak të pranisë së pjesëve plastike, njofton Agjencia e Ushqimit të Maqedonisë.

Çokollata bar prodhohet në “Mondelez Polska Porduction SP ZOO”, ndërsa importohet nga operatori ushqimor “TD Nelt”.

- Advertisement -

Javë më parë ky produkt ishte larguar nga tregu edhe në Kroaci, për shkak të dyshimeve për prani të pjesëve plastike.

- Advertisement -

Konsumatorët që kishin blerë dhe nuk kishin konsumuar produktin, ishin rimbursuar.

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull