Siljanovska Davkova – Ageler: Integrimet evropiane ndikojnë pozitivisht në konsolidimin demokratik dhe ekonomik të vendeve të rajonit

2 Min. Leximi

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka realizuar takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Ageler. Në takim, kumtuan nga kabineti i Siljanovska Davkovës, është biseduar për mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, për integrimet euroatlantike të Maqedonisë, si dhe për potencialin që ofron Dialogu Strategjik për konkretizimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve.

Presidentja Siljanovska Davkova u falënderua për mbështetjen e gjithanshme nga SHBA-ja dhe e theksoi gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të miqësisë SHBA-RMV dhe mbështetjen e ndërsjellë në drejtim të realizimit të qëllimeve të politikës së jashtme të Maqedonisë.

- Advertisement -

Në këtë kontekst, Siljanovska-Davkova theksoi se si partner i qëndrueshëm dhe aleat i dëshmuar i Shteteve të Bashkuara në Aleancën e NATO-s, mbetemi të fokusuar në aspiratat e përbashkëta për siguri, liri dhe prosperitet demokratik, me pjesëmarrje aktive në aktivitetet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënime të tjera për paqen në botë.

- Advertisement -

Duke theksuar se integrimet evropiane kanë ndikim pozitiv në konsolidimin demokratik dhe ekonomik të vendeve të rajonit, Siljanovska-Davkova theksoi nevojën për integrim të përshpejtuar evropian. Në këtë drejtim, ajo theksoi se procesi i anëtarësimit për anëtarësim në BE duhet të vlerësohet sipas meritave të tij dhe të mos pësojë presion politik nga shtetet e tjera anëtare.

Në takimin presidentja e theksoi rolin dhe mbështetjen e SHBA-së në intensifikimin e proceseve reformuese dhe vuri në dukje se vendi mbetet i përkushtuar për zbatimin e reformave në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe reformat në sektorin e sigurisë, si një nga prioritetet tona më të larta.

Të dy bashkëbisedueset, siç theksohet në kumtesën, shkëmbyen mendime për rezultatin e Samitit të Paqes në Ukrainë, për ndikimet dhe zhvillimet e sigurisë në rajon, si dhe për politikat në interes të garantimit të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit më të gjerë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull