Jeton Shaqiri nga BDI, në emisionin “Debat në Shenja”, ka deklaruar se tema e protestave dhe aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk duhet të shndërrohet në debat politik. Ai tha se kjo çështje duhet të jetë “emërues i përbashkët”, duke theksuar edhe kontributin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Shaqiri tha se në protestë nuk janë parë flamuj partiakë, përveç flamurit të UÇK-së, duke iu përgjigjur pretendimeve për politizim të protestës. Ai shtoi se “kontributi i Ahmetit nuk mund të mohohet” dhe se ky debat nuk duhej të ishte bërë.
Sipas tij, VLEN ka bërë mirë që është distancuar nga deklarata e ministrit të Drejtësisë.
Ndaj kësaj deklarate reagoi Latif Arifi nga VLEN, i cili tha se asnjë eksponent i VLEN-it nuk është distancuar nga ministri i Drejtësisë.
“Ministri bëri thirrje që të respektohet vendimi i gjykatës”, tha Arifi.

