Pas shumë vitesh bllokim, zgjidhet çështja e tokës për objektin e ri të BFI-së në Kala të Shkupit

1 Min. Leximi

Pas shumë vitesh pritjeje dhe premtimesh të parealizuara nga pushteti i kaluar, duket se po merr zgjidhje një nga çështjet më të rëndësishme për Bashkësinë Fetare Islame (BFI), ndërtimi i objektit të ri të Rijasetit në Kala të Shkupit.

Burime tona bëjnë të ditur se figura të larta të VLEN-it kanë arritur të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm për të hapur rrugën drejt realizimit të këtij projekti.

Sipas të njëjtave burime, pjesa e tokës që për vite me radhë kishte qenë pengesë dhe objekt kontestimi, tashmë i është rikthyer BFI-së, duke hequr një nga pengesat kryesore për nisjen e procedurave të ndërtimit të objektit të ri.

Kjo çështje për vite me radhë ishte shoqëruar me premtime dhe zvarritje nga pushteti i kaluar, ndërsa zgjidhja e saj hap mundësinë që projekti i ri i Rijasetit të kalojë nga pritja në fazën e realizimit.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull