Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë sonte në Shkup në panelin e diskutimit të organizuar nga Qendra Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, me temën “Marrëveshja Kombëtare për Përparim – Maqedonia e Veriut, shteti, shoqëria dhe e ardhmja evropiane”.
Ahmeti theksoi se e ardhmja e vendit kërkon dialog, përgjegjësi dhe një marrëveshje të përbashkët për çështjet me rëndësi strategjike.
Ai nënvizoi se marrëdhëniet ndëretnike, barazia, funksionimi demokratik i institucioneve dhe integrimi evropian janë interesa afatgjata të shtetit dhe të gjithë qytetarëve, e jo çështje që lidhen vetëm me një parti apo mandat politik.
Sipas Ahmetit, përparimi i vendit kërkon vullnet politik, mirëkuptim dhe gatishmëri për bashkëpunim, duke vendosur interesin e përbashkët mbi dallimet politike.

