Afrim Gashi takon drejtorin për Evropë në MPJ-në gjermane, diskutojnë integrimin evropian dhe bashkëpunimin

0 Min. Leximi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim me drejtorin për Evropë në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Christoph Israng, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike, procesin e integrimit evropian dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve.

“Rikonfirmova përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve me Gjermaninë, avancimin e reformave dhe rrugës sonë europiane, duke vlerësuar lartë mbështetjen e vazhdueshme gjermane”, ka shkruar Gashi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull