Abdullahu falënderon presidenten për vendosjen e logos së UÇK’së në Presidencë: Ju e bëtë, Osmani e anashkaloi kërkesën

3 Min. Leximi

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, reagoi pas vendosjes së logos së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në hapësirat e Presidencës, duke shprehur mirënjohje për presidenten për realizimin e kësaj kërkese, transmeton Gazeta Metro.

“Ju falemnderit Presidente Pak ditë më parë ju shkruajta, konkretisht ju propozova që në hapësirat e Presidencës ta vendosni flamurin (logon) e UCK-së. Ju e bëtë këtë për çka ju jam shumë mirënjohës. Do të jem i sinqertë, e kam ditur se do ta bëni një gjë të tillë. Jo pse bindjet e mija janë ndërtuar nga njohjet që kemi pasur, sepse nuk njihemi, por nga mënyra si një pjesë jo e vogël e bashkëpartiakëve të mi ju tipizojnë e si ju vlerësojnë bazuar nga puna dhe veprimtaria e përbashkët që keni pasur me ta”, shkroi Abdullahu.

Tutje, zëdhënësi i PDK-së ka kundërshtuar vlerësimet se vendosja e këtij simboli përbën vetëm një veprim simbolik. Sipas tij, rëndësia e këtij akti duhet të shihet edhe në raport me zhvillimet e ardhshme dhe qëndrimet institucionale ndaj çështjeve që lidhen me Dhomat e Specializuara në Hagë.

Abdullahu ka zbuluar gjithashtu se një propozim të ngjashëm ia kishte bërë edhe ish-presidentes Vjosa Osmani disa vite më parë, por sipas tij, kërkesa e atëhershme nuk ishte marrë parasysh.

 

“Për ata që mendojnë se ky akt s’është gjë tjetër vetëm simbolikë ju tregoj se kjo nuk është aspak e saktë për shumë arsye, sado që mbetet të shihet edhe puna e ardhshme në shumë dimensione edhe në atë në raport me Specialen në Hagë. Sa për kuriozitet dhe për të treguar se ky veprim i juaji nuk është vetëm simbolikë po u tregoj se para disa viteve të njëjtin propozim ja kam bë edhe ish Presidentes Osmani. Kam qenë pothuajse i bindur se ajo këtë propozim do ta anashkaloj, ashtu edhe ndodhi. Prandaj falemnderit falem respektit dhe falem përkushtimit të juaj që shpresoj nuk do të mungoj”, deklaroi Abdullahu./gazetametro.net

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull