Jakup Huseini: Gurgurica ky vend i vogël me zemër të madhe, na e dha fjalën drejt ndryshimit në Bërvenicë

1 Min. Leximi

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka zhvilluar takime me banorët e Gurguricës, duke theksuar mikpritjen dhe mbështetjen e marrë gjatë vizitës.

Huseini, së bashku me aktivin politik të VLEN-it, është pritur në tri konakë të ndryshëm, ndërsa në një postim në Facebook ka vlerësuar bujarinë e banorëve dhe bisedat me ta.

“Gurgurica, një vend i vogël me zemër të madhe. Na pritën ngrohtë në tri konakë të ndryshëm, me bujarinë dhe mikpritjen që e karakterizon këtë popull”, ka shkruar Huseini.

Ai ka thënë se gjatë takimeve kanë biseduar nga afër me banorët dhe kanë dëgjuar kërkesat e tyre.

“Gurgurica na e dha fjalën dhe mbështetjen. Bërvenica është gati për një kapitull të ri”, ka theksuar Huseini.

Në fund të postimit, ai ka përsëritur mesazhin e fushatës: “4-shi, numri i FITORES!”

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull