Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të sotme të Kryemnistrit Mickoski në foltoren e Kuevndit se në kushtetutë nuk është i paraparë arsimi i lartë në gjuhën shqipe.
Sipas ASh-së kjo deklaratë përbën një përpjekje të papranueshme për të vënë në pikëpyetje një nga arritjet më të rëndësishme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Kur deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, i kërkoi kryeministrit të tregojë se cili nen i Kushtetutës e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe, ai nuk dha përgjigje, thotë Ash.
Dhe kjo pyetje sipas kësaj partie mbetet e hapur. Cili nen i Kushtetutës e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe?
Për Ash-në Universitetetet në gjuhën shqipe nuk janë rezultat i bujarisë së ndonjë qeverie por ato janë rezultat i një rruge të gjatë përpjekjesh, sakrificash dhe aaku të derdhur.
Më poshtë komunikata e plotë e Ash-së
Fakti që Kushtetuta përcakton shprehimisht të drejtën e arsimimit në gjuhën amtare në arsimin fillor dhe të mesëm, nuk nënkupton ndalimin e saj në arsimin e lartë. Për më tepër, pika 6.2 e Marrëveshjes së Ohrit parasheh shprehimisht financimin shtetëror të arsimit universitar në gjuhët që fliten nga të paktën 20 për qind e popullsisë.
Universitetet në gjuhën shqipe nuk janë rezultat i bujarisë së ndonjë qeverie. Ato janë rezultat i një rruge të gjatë përpjekjesh, sakrificash dhe gjaku të derdhur.
Për më shumë se dy dekada, këto universitete kanë nxjerrë mijëra kuadro që kontribuojnë në zhvillimin e këtij shteti.
Po i njëjti kryeministër, që vetëm pak javë më parë deklaronte se e drejta e arsimit të lartë në gjuhën amtare është e padiskutueshme, sot vë në pikëpyetje bazën kushtetuese të kësaj të drejte. Ndërkohë, studentëve shqiptarë vazhdon t’u mohohet mundësia e dhënies së plotë të provimit të jurisprudencës në gjuhën në të cilën kanë përfunduar studimet.
Çfarë ka ndryshuar ndërkohë? Kushtetuta, ligjet apo qëndrimi politik i kryeministrit?
Aleanca për Shqiptarët kërkon sqarim publik nga kryeministri, zbatimin e plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe mundësimin e dhënies së provimit të jurisprudencës, si dhe të provimeve të tjera profesionale, në gjuhën shqipe.
Kjo çështje duhet të qëndrojë mbi interesat partiake dhe kalkulimet për pushtet. Mbrojtja e arsimit në gjuhën shqipe është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë përfaqësuesve politikë shqiptarë.

