Shkupjani Jakup Ramadani ka shtuar edhe një trofe në karrierën e tij, duke u shpallur kampion me skuadrën e Drenicës pas një paraqitjeje mbresëlënëse në finalen e play-off-it. Drenica triumfoi edhe në ndeshjen e dytë ndaj Prishtina 01 me rezultat 7:4, pasi edhe sfidën e parë e kishte fituar me 9:7, duke vulosur titullin në mënyrë bindëse.
Me këtë sukses, Ramadani konfirmon edhe një herë statusin e tij si një nga sportistët më të trofeshëm nga Shkupi në arenën kosovare, ndërsa Drenica e mbylli serinë finale me dy fitore spektakolare dhe një dominim të plotë ndaj Prishtina 01.

