Drejtori i Inspektoratit të Vetëqeverisjes Lokale, Sunaj Ramadani, përmes një fotografie të publikuar së bashku me kryetarin e Komunës së Sarajit, ka njoftuar se disa anëtarë të nëndegës së Kondovës kanë braktisur Bashkimi Demokratik për Integrim dhe janë rreshtuar me VLEN.
Në postimin e tij, Ramadani shkruan se “tërmeti politik po nis nga Kondova”, duke theksuar se ky zhvillim vjen në prag të Kongresit të Bashkimit.
“Sinqali është i qartë: shqiptarët nuk mashtrohen më me propaganda e pazare politike. Era e ndryshimit po fryn fuqishëm!”, ka shkruar ai në rrjetet sociale, raporton Zyrtare.

