Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe Ministër i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në pritjen solemne që Ambasada e Republikës së Shqipërisë organizoi me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Sali ishte i ftuar i Ambasadorit të Shqipërisë, Denion Meidani. Për të, kjo është një ditë që kujton historinë, sakrificën dhe rrugëtimin kombëtar.
“Një ditë që na kujton historinë, sakrificën dhe rrugëtimin tonë kombëtar, por edhe përgjegjësinë për ta ruajtur dhe forcuar lidhjen tonë kombëtare, duke ecur së bashku drejt së ardhmes evropiane”, shkroi Sali në një postim në rrjetet sociale.
Në fund të mesazhit, ai uroi “Gëzuar 28 Nëntorin!”.

