Latifi: Në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë në Shkup, bashkë me ambasadoren amerikane

1 Min. Leximi

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, ka marrë pjesë në pritjen festive të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup, me rastin e festave të Nëntorit, ku ishte i pranishëm edhe në shoqërinë e u.d ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicole Varns.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Latifi ka ndarë momente nga kjo pritje festive, duke vënë në pah rëndësinë e partneritetit strategjik me SHBA-në.

Festat e Nëntorit përbëjnë një moment të veçantë për shqiptarët kudo që jetojnë, duke simbolizuar historinë, krenarinë kombëtare dhe unitetin.

Me këtë rast, Latifi ka përcjellë edhe urimet e tij për festat e Nëntorit. 🇦🇱🇺🇸

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull