Rriten çmimet e benzinës dhe naftës! Një kompani nën dyshim për rieksport

1 Min. Leximi

Karburantet janë shtrenjtuar. Benzinat për 2,5 denarë për litër, ndërsa nafta për 2 denarë. Tani një litër 95 kushton 85 denarë, 98-shi 87, ndërsa nafta 93,5 denarë. Këto janë çmime pa zbritjen e OKTA-s, ndërsa nëse përfshihet edhe ajo, benzina do të shitet për dy denarë më lirë, ndërsa nafta për tre denarë më lirë.

Ndërkohë, sot edhe Qeveria edhe Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) përsëritën se dyshojnë që zbritja prej dy denarësh për litër benzinë dhe tre denarësh për litër naftë që ofron OKTA, po keqpërdoret.

Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, ekzistojnë indikacione se të paktën një kompani me licencë për tregti me shumicë të këtyre derivateve e shfrytëzon këtë zbritje për rieksport jashtë vendit.

Sipas Inspektoratit Shtetëror të Tregut, me disa ekipe, deri të premten do të kryhen kontrolle te të gjitha 10 kompanitë me licencë për tregti me shumicë të benzinës dhe naftës.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull