Rikonstruimi i Qeverisë/ Sali: Po analizohet performansa e secilit ministër!

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, njëherit edhe Sekretar i Përgjithshëm i VLEN, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin 360 shkallë në MTV 1!

 

Ai ka folur për rikonstruimin e qeverisë,ku ka theksuar se është duke u analizuar performansa e secilit ministër.

 

“Deri më tani kishte vetëm një cikël bisedimesh, takim i parë, në të cilin më shumë u analizua bashkëpunimi dhe funksionimi i Qeverisë. Tashmë dy vite funksionon kjo Qeveri dhe vlerësoj se kjo do të jetë bazë për ta ditur të gjithë si partnerë koalicioni se si do të lëvizet më andej. Programi i Qeverisë po analizohet dhe gjithësesi edhe performansat e secilit ministër sa ka arritur që të realizuar dhe a do të mund që të jap kontribut edhe dy vite në funksion që të ketë mundësi ta realizoje atë që është premtuar para qytetarëve

”, deklaroi Sali.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull