Presidenti egjiptian përsërit “refuzimin kategorik” të zhvendosjes së palestinezëve në Egjipt

1 Min. Leximi

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, ka përsëritur “refuzimin kategorik” të vendit të tij për zhvendosjen e palestinezëve në Egjipt në çfarëdo mënyre apo forme, një qëndrim që gëzon konsensus të plotë ndërkombëtar, transmeton Anadolu.

Kjo erdhi gjatë një telefonate të zhvilluar mes presidentit el-Sisi dhe homologut të tij francez, Emmanuel Macron, në mes të përshkallëzimit të Izraelit në Rafah dhe paralajmërimeve ndërkombëtare kundër shtyrjes së palestinezëve drejt territoreve egjiptiane.

- Advertisement -

Presidenti egjiptiane tha se el-Sisi mori thirrjen për të diskutuar “përpjekjet e vazhdueshme që synojnë arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës, shkëmbimin e pengjeve dhe dhënien e ndihmës humanitare”.

Dy presidentët shqyrtuan zhvillimet e fundit dhe theksuan nevojën që palët e interesuara “të bashkëpunojnë për të siguruar përparim që çon në ndalimin e gjakderdhjes dhe zbutjen e vuajtjeve aktuale njerëzore në Rripin e Gazës”.

El-Sisi dhe Macron theksuan “rrezikun e ndonjë përshkallëzimi ushtarak në Rafah për shkak të pasojave të tij katastrofike humanitare mbi pothuajse 1.5 milionë palestinezët që ndodhen në zonë”.

Ata gjithashtu paralajmëruan “rrezikun e zgjerimit të konfliktit në nivel rajonal dhe për këtë arsye theksuan domosdoshmërinë e avancimit të shpejtë të armëpushimit dhe përpjekjeve për qetësi rajonale”.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull