Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka pritur bashkëkryetarin e VLEN-it, Bilall Kasami, dhe deputetin Adnan Azizi në Çellopek, transmeton ZYRTARE.net
Huseini bëri të ditur se së bashku falën namazin e xhumasë, ndërsa më pas zhvilluan një takim me banorët e fshatit, ku diskutuan për gjendjen në Çellopek dhe ndryshimin që, sipas tij, e presin qytetarët në komunën e Bërvenicës.
“Me kënaqësi mirëprita bashkëkryetarin e VLEN-it, Bilall Kasami dhe deputetin Adnan Azizi. Së bashku falëm xhumanë dhe më pas, në një kafe me banorët, bashkëbiseduam nga afër për Çellopekun dhe ndryshimin që e presin në komunën e Bërvenicës”, ka shkruar Huseini.

