Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Përmes poligrafit, synohet detektimi i doganierëve të korruptuar

Përditësimi i fundit: 2024/03/17 at 2:48 AM
Publikuar March 17, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

“Debati mbi vendosjen e poligrafit si mjet për detektimin e doganierëve të korruptuar ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së autoriteteve për rëndësinë e sigurisë së pikave kufitare”, thotë Vlladimir Pivovarov, koordinator nacional për menaxhimin e kufirit në Maqedoninë e Veriut.

Poligrafi është pajisje e dizajnuar për të detektuar dhe regjistruar ndryshime të karakteristikave psikologjike, siç mund të jenë niveli i frymëmarrjes apo pulsit, dhe më së shumti përdoret si detektor gënjeshtrash.

- Reklamim -

Pivovarov thotë se korrupsionit në pikat kufitare mbetet çështje që paraqet kërcënim për sigurinë dhe ekonominë e vendit.

“Kemi arritur në përfundim se edhe kundrejt të gjitha veprimeve që ndërmorëm si shtet e që nuk dhanë rezultatet e pritura, poligrafi mbetet mjeti i vetëm që ta pengojë korrupsionin në pikat kufitare”, thotë Pivarov për Radion Evropa e Lirë (REL).

Pas debateve publike me temën “Përcaktimi i integritetit të zyrtarëve që punojnë në punë me rrezik të lartë në vijën kufitare duke aplikuar poligraf, si masë parandaluese për parandalimin e korrupsionit të mundshëm”, Pivarov shpreson se kjo çështje do të inkorporohet në ligjet përkatëse që rregullojnë punën e doganave.

Pivovarov thotë se poligrafi do të mund të detektojë doganierët e korruptuar, por njëherësh dhe heq etiketën e zezë ndaj të gjithë atyre që me ndershmëri e kryejnë këtë detyrë.

“Moskalimi i testit të poligrafit, do të thotë largim i doganierit përkatës nga detyra dhe njoftim i prokurorisë për rastin përkatës, pas çka prokuroria do të duhet të ngrejë procedurë se pse nuk ka kaluar detektimi me poligraf”.

“Të premten më njoftuan kolegët e Malit Të Zi, ku është në proces zgjedhja e drejtorit të policisë dhe nga 6 kandidatët e paraqitur, katër nuk kanë arritur të kalojnë poligrafin. Kjo pajisje, e cila shfrytëzohet, si në rajon, ashtu edhe në botë, jep rezultate të shkëlqyera në luftën kundër korrupsionit”, shprehet Pivovarov, duke nënvizuar se në bazë të analizave që kanë realizuar ekspertët e fushës, ekonomia gri gëlltit 1.2 deri në 1.4 miliard euro në vit.

Por, për drejtorin e Drejtorisë doganore, Stefan Bogoev, vendosja e poligrafit nuk është mjet efikas për luftën kundër korrupsionit. Ai shton se në këtë mënyrë do të rritet presioni mbi të punësuarit në doganë.

“Nuk jam i sigurt se në këtë mënyrë do të zgjidhet çështja me korrupsionin… megjithëse ua lë publikut dhe ekspertëve për pjesën e testimit me poligraf që të thonë se sa të saktë janë poligrafët. Nëse ndonjërit ia ndërprisni kontratën [e punës], mbi bazë të poligrafit, i cili nuk ka saktësi 100 për qind, me të vërtetë ndonjërit mund t’ia shkatërroni jetën”, thotë Bogoev.

Sipas tij, në këso raste bëhet fjalë për fate njerëzish dhe një gjë e tillë nuk është thjesht vetëm shkëputje e marrëveshjes së punës.

“Nëse jua ndërpresin kontratën mbi bazë të poligrafit, ose mbi bazë të supozimit se ju jeni kriminel, kjo do të thotë shumë më shumë për njeriun dhe për familjen e tij se sa vetëm ndërprerje e marrëdhënies së punës”, vlerëson Bogoev për REL-in.

Mënyra më e mirë për luftimin e korrupsionit në pikat kufitare, sipas tij, është shembulli i Koresë përkatësisht vendosja e aparateve digjitale gjatë kontrollit dhe me këtë eliminimi i faktorit njeri.

Por, Pivovarov duke sqaruar kompleksitetin e çështjes thekson se qoftë edhe një zyrtar nëse është i korruptuar dëmi që shkaktohet është i panumërt.

“Nëse kemi vetëm një zyrtar të korruptuar në vijën kufitare, është e mundur që të kalojnë narkotikë, armë, eksplozivë dhe terroristë, të cilët do të shkelin sigurinë kombëtare. Parë nga pikëpamja ekonomike, mund të ndodhë importi i repromaterialeve që nuk doganohen ose doganohen me një normë doganore më të ulët”, thekson Pivarov.

Nga ana tjetër, Qebir Avziu, ish-zyrtar i lartë i policisë, thotë se kjo praktikë do të jetë vështirë e zbatueshme në Maqedoninë e Veriut për shkak të mungesës së ekspertëve që do të punonin me këto pajisje mjaft të sofistikuara.

“Mendoj se nëse do të vihej në përdorim poligrafi, do të sillte rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit, kjo nuk mund të mohohet. Por, do theksuar se Maqedonia e Veriut, për ta aplikuar këtë pajisje, nuk ka kapacitet pasi në vend kemi një ose dy ekspertë për përdorimin e poligrafit, prandaj shtrohet çështja se kush do ta bënte këtë punë kaq voluminoze. E ritheksoj në parim, përdorimi i poligrafit nuk është ide e keqe por çështja është nëse ka kapacitet për ta vënë në përdorim te të gjithë të punësuarit dhe ata që do të pranohen në punë, është një pikëpyetje e madhe”, thotë Avziu.

Të mërkurën, Drejtoria e Doganave ka bërë të ditur se ka ndaluar 1.2 ton mall përkatësisht 3 mijë telefona celularë që u kapën në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

TOP Lajmet

Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!
Lajme
VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
ETIKETUAR: doganier, poligraf
3shi.net 17 Mars, 2024 March 17, 2024
Artikulli i mëparshëm Izet Mexhiti “karshi” Blerim Bexhetit, shtron iftarë për aktivistët e LD-së në Saraj
Artikulli tjetër Zgjedhjet e përgjithshme në Indi do të fillojnë më 19 prill, rezultat më 4 qershor

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    MPB me detaje për incidentin e armatosur në Fushë Topanë: Një i vdekur, dy të plagosur dhe katër të arrestuar!

    3shi.net February 11, 2025
    Zelensky i beson Erdoganit: Ukraina dëshiron që Turqia të jetë pjesë e bisedimeve për paqen
    Sllovenia e para, Maqedonia e fundit për sa i përket pagave mesatare
    Ish-luftëtari i UÇK-së shpërthen ndaj Rijad Shaqirit: Marre të qoftë për përuljen ndaj Ali Ahmetit!
    Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!

    May 17, 2025
    Lajme

    Kasami takim me mërgatën shqiptare në Austri: VLENI gjithmonë do të jetë zëri dhe forca juaj

    May 17, 2025
    Lajme

    Mexhiti: Skenari për ta përçarë dhe shkatërruar VLEN dështoi, ne jemi këtu, më të fortë se kurrë!

    May 17, 2025
    LajmeSport

    VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!

    May 17, 2025
    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?