Përleshen fizikisht dy 15-vjeçarë në Tetovë, në polici përfundojnë edhe prindërit

1 Min. Leximi

MPB njofton se më datë 10.05.2026 rreth orës 00:10 në afërsi të një objekti hotelier në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, është prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike mes dy të miturve të moshës 15-vjeçare nga fshati Bërvenicë e Tetovës dhe nga Tetova. Në vendngjarje janë thirrur prindërit e tyre, pas së cilës personat janë shoqëruar në Stacionin Policor të Tetovës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohen parashtresat përkatëse.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull