Policia ka zhvilluar kontrolle të përforcuara ndaj drejtuesve të biçikletave, mopedeve dhe motoçikletave në të gjithë vendin gjatë muajit gusht. Gjatë kontrolleve janë evidentuar gjithsej 1.875 shkelje, ndërsa numri më i madh është regjistruar në Shkup, me 503 raste. Shkelja më e zakonshme ka qenë mosmbajtja e helmetës, me gjithsej 1.563 raste. Ndërkohë, ndaj 116 drejtuesve janë ngritur kallëzime penale, ndërsa policia ka konfiskuar 97 motoçikleta. Përveç këtyre, janë konstatuar edhe 3.259 shkelje të tjera në komunikacion. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë në të gjithë vendin, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.
Për një muaj, Policia e Maqedonisë ka konfiskuar 97 motoçikleta!

TOP Lajmet
3shi.net
Ndani këtë artikull
Abonohu
Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Na ndiqni
Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Buletini javor
Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Lajme popullore
- Reklamim -


