Zëvendësdrejtori i institucionit, Ylber Limani, ka bërë të ditur se për herë të parë në institucionet ndëshkuese-korrektuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut po zbatohet në praktikë Amendamenti V i Kushtetutës dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, duke siguruar përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.
“Për gjuhën shqipe, identitetin kombëtar, fenë dhe të drejtat që burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet e shtetit, nuk ka dhe nuk do të ketë kompromis”, ka deklaruar Limani.
Ajo që për 24 vite pushtet nuk arriti ta realizojë BDI-ja, po bëhet realitet brenda 24 muajve. Ndërsa për vite me radhë shqiptarëve u servoheshin premtime dhe deklarata patriotike, sot po dëshmohen me vepra ndryshimet konkrete në institucionet e shtetit.

