Qendra për Komunikime Qytetare ka publikuar hulumtimin për prokurimin e automjeteve nga institucionet shtetërore në vitet 2023 dhe 2024 dhe bazën e hapur të të dhënave të kontratave për prokurimin publik të automjeteve.


Hulumtimi zbulon se në vetëm dy vite, 2023 dhe 2024, institucionet shtetërore blenë automjete të reja për 8.5 milionë euro, disa të blera dhe disa të marra me lising.
Vlera mesatare e të gjitha automjeteve të blera në dy vitet e fundit është 31,760 euro.
Marka e preferuar e zyrtarëve është Skoda, nga e cila blihet çdo i treti automjet. Numri më i madh i automjeteve, 82, janë blerë nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut.
Në 70% të tenderëve për prokurimin e automjeteve ka pasur vetëm një ofertë.
Kompanitë Porsche Leasing dhe Automotive Group kanë vlerën më të madhe totale të kontratave të lidhura, secila me vlerë rreth 2.8 milionë euro për dy vjet.