Pa rrymë një pjesë e Aerodromit, Sarajit dhe Çairit

1 Min. Leximi

Pa energji elektrike sot do të jenë një pjesë e komunave Aerodrom, Saraj dhe Çair, njoftojnë nga QRMK-ja

Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës “Gorno Lisiçe” në fshatin Lisiçja e Poshtme, Komuna Aerodrom, ndërsa në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 13:30, konsumnatorët e rrugës “Todor Çangov” 49, rr. “Todor Çangov” 53, rr. “Todor Çangov” 51 dhe rr. “Dime Ilievski Murato”, gjithashtu në Komunën Aerodrom.

- Advertisement -

Ndërprerje në furnizimin me energji elektrike në periudhën nga ora 10:30 deri në orën 13:00, do të kenë një pjesë e konsumatorëve të fshatrave Saraj dhe Gërçec, në Komunën e Sarajit, ndërsa në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 10:30, një pjesë e Sarajit dhe objekteve afariste të: Adem Iljazit, Islam Abazit, Qumështorja Gllumovë, Draçe Saraj, Pompa e Benzinës Saraj, gjithashtu në këtë komunë.

Në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 15:00, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës “Xhon Kenedi” ndërtesa nr.5 dhe ndërtesa nr. 16, rr. “Xhon Kenedi” ndërtesa nr. 9 dhe ndërtesa nr. 9A, rr. “Xhon Kenedi” objektet-shtëpitë nr. 24, nr. 26, nr. 28, nr. 30 në Komunën Çair.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull