Osmani: Rruga evropiane është bllokuar, Marrëveshja e Ohrit po zhbëhet

1 Min. Leximi

Nga BDI sot njoftojnë se Bujar Osmani, po zhvillon një vizitë dyditore pune në Bruksel, ku po takohet me përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane dhe të Parlamentit Evropian.

Nga atje thonë se Osmani ka realizuar me Emmanuel Zhiofre, Drejtor për Evropën në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dhe Valentina Superti, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në DG NEAR të Komisionit Evropian, si dhe me eurodeputetët Lukas Mandl (AFET) dhe Ilhan Kyuchyuk, ish-raportues për Maqedoninë e Veriut, Andreja Viher White dhe Adele Marsullo nga kabineti i Komisioneres për Zgjerim Marta Kos.

Nga BDI thonë se Osmani gjatë takimeve ka ngritur shqetësime serioze për cenimin e Marrëveshjes së Ohrit si shtylla e bashkëjetesës dhe stabilitetit ndëretnik.

“Osmani alarmoi se po realizohet një plan i përgatitur dhe i organizuar për anulimin e marrëveshjes paqësore, plan që veçmë ka rrënuar shtyllat kryesore të saj duke lënë vakum dhe paparashikueshmëri serioze që lehtë mund të keqpërdoret nga palë të treta si dhe foli për nevojën urgjente për tejkalimin e bllokadës në procesin e integrimit evropian veçanërisht duke pasur parasysh momentumin e zgjerimit dhe progresin e arritur nga Mali i Zi dhe Shqipëria”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull