Në Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 45 minuta

1 Min. Leximi

Për shkak të rritjes së frekuencës së automjeteve në Vendkalimin kufitar Tabanoc, koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 45 minuta. Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon Lidhja AutoMote e Maqedonisë (LAMM).

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, ndërsa komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull