Ndërprerje të ujit dhe energjisë elektrike sot në Shkup

1 Min. Leximi

Disa pjesë të Shkupit sot do të mbeten pa ujë dhe pa energji elektrike për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit dhe ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin elektrik.

Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup njoftojnë se, për shkak të një defekti në tubacionin e ujit me diametër 80 milimetra në rrugën “Rajko Zhinzifov”, numër 32, furnizimi me ujë do të ndërpritet për një pjesë të përdoruesve në rrugët “Rajko Zhinzifov”, “Vladimir Polezhinovski”, “Stefan Jakimov-Dedov” dhe “Borka Talevski”.

Ndërprerja e furnizimit me ujë ka filluar në orën 08:00 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve.

Ndërkohë, EVN Maqedoni ka paralajmëruar ndërprerje të energjisë elektrike në Radishan dhe Butel.

Pa energji elektrike, nga ora 09:00 deri në orën 12:15, do të mbeten përdoruesit në fshatin Radishan 7, në rrugën 56 në Radishan, si dhe një pjesë e përdoruesve në Komunën e Butelit.

Nga EVN sqarojnë se ndërprerja është e nevojshme për shkak të realizimit të aktiviteteve teknike, përkatësisht zëvendësimit të një shtylle ekzistuese prej druri me një shtyllë të re.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull