MPB Maqedoni njofton se sot (29.05.2026) rreth orës 05:00, oficerët e policisë nga Qendra Rajonale Perëndimore ndaluan katër persona nga Republika e Shqipërisë të cilët u kapën duke peshkuar ilegalisht në ujërat e Liqenit të Prespës, gjatë një periudhe kur është në fuqi ndalim aktiv i peshkimit.
“Kontrollet e kryera përcaktuan se personat kishin kaluar ilegalisht kufirin shtetëror. Në vendngjarje u gjet një karp me peshë totale prej rreth 60 kilogramësh”.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personave do të ngrihet një padi përkatëse”, thonë nga MPB Maqedoni.

