Milan bindës në derbin ndaj Romës

1 Min. Leximi

Milani ka shënuar fitore ndaj Romës, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 20-të në Serie A.

Serinë e golave e nisi Yacine Adli, në minutën e 11’, pas një asistimi nga Tijani Reijnders.

- Advertisement -

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Olivier Giroud e shënoi golin e dytë për rossonerët.

Ndërsa Roma u mundua të kthehet në lojë me Leandro Paredes, në minutën e 69’.

Megjithatë, në minutën e 84’ Theo Hernandez e realizoi golin e tretë dhe të vulosjes së fitores.

- Advertisement -

Milani pas fitores kalon në vendin e tretë me 42 pikë të grumbulluara, pas 20 ndeshjeve.

TOP Lajmet

ETIKETUAR: , ,
Ndani këtë artikull