Brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar të mblidhen nënshkrimet për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të këtij subjekti politik pas rezultatit jo të mirë në zgjedhjet e fundit.
Siç merr vesh Gazeta Insajderi nga burime të saj, iniciativa po udhëhiqet nga kryetari i degës së LDK’së në Pejë, Gazmend Muhaxheri, njëherësh edhe kryetar i kësaj komune.
Sipas këtyre burimeve, numri i nënshkrimeve të delegatëve deri më tani është rreth 150, derisa është e ditur se LDK ka gjithsejtë 355 delegatë.
Kjo iniciativë ka filluar pas pakënaqësive të brendshme me kryetarin aktual, Lumir Abdixhikun, lidhur me rezultatin zgjedhor të 7 qershorit.

