Mickoski paralajmëroi investim të ri: Një kompani gjermane do të prodhojë bateri litiumi, mundësi për 700 vende pune

3 Min. Leximi

Tashmë nesër do të kemi vendosjen e gurthemelit të ri të një kompanie që vjen nga Gjermania, ku do të prodhohen bateri litiumi. Këtë e ka bërë të ditur sot kryeministri Hristijan Mickoski pas vizitës në çerdhen në Komunën e Ilindenit, ku ka treguar se investimi i ri vjen pas dy muajsh punë për heqjen e mangësive, transmeton Portalb.mk.

“Po, tashmë nesër, pas dy muajsh punë të palodhur dhe heqjes së të gjitha atyre mangësive që janë akumuluar në muajt e kaluar, do të kemi vënien e një gurthemeli të ri për një kompani që vjen nga Gjermania”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.

- Advertisement -

Ai informoi se investimi është afërsisht 60 deri në 65 milionë euro, diku rreth 700 vende të reja pune dhe se do të prodhohen bateri litiumi.

Sipas tij, me përfundimin e këtij investimi do të rritet eksporti, e me këtë do të zvogëlohet diferenca, pra deficiti ndërmjet eksporteve dhe importeve dhe në këtë mënyrë do të rritet prodhimi i brendshëm bruto.

Kujtojmë se më 9 korrik u paralajmërua se Vabptek-u amerikan do të investojë 35 milionë euro në Maqedoninë e Veriut. Investimet do të bëhen në prodhimin e frenave për mjetet hekurudhore.

Më 5 korrik, u njoftua se kompanitë gjermane EPSOTECH e cila në partneritet me kompaninë belge AIM do të investojë në ndërtimin e një fabrike të re prodhuese në vend, për të cilën do të investohen 20 milionë euro. Siç njoftoi Qeveria e Maqedonisë së Veriut për një vit do të hapen 110 vende të reja pune.

- Advertisement -

Nga ana tjetër në fund të qershorit 2024, Qeveria shpalli një investim tjetër po aq të madh. Më 25 qershor 2024, Alcazar Energy Partners, investitori kryesor në burimet e rinovueshme të energjisë në tregjet në zhvillim, njoftoi fillimin e investimit të parkut më të madh të erës në Maqedoninë e Veriut me kapacitet deri në 400 MW.

Projekti i parë më i madh i kësaj natyre u premtua nga kompania gjermane WPD, e cila planifikonte të ndërtojë një elektranë me turbinë ere prej 415 megavat në drejtimin Kumanovë – Nagoriçani i Vjetër– Kriva Pallankë në vlerë prej rreth 500 milion euro. Ky invetim gjerman konsiderohej më i madhi në Maqedoninë e Veriut dhe investimi i parë më i madh në segmentin e energjisë së gjelbër të vendit që nga pavarësia e tij në vitin 1991. Megjithatë ky partnetitet mbeti i pa zyrtarizuar me ndonjë ligj të veçantë, e as nuk u nënshkrua ndonjë kontratë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull