Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka përshëndetur avancimin e projektit të autostradës Shkup–Bllacë–Prishtinë, duke theksuar se investimi prej 200 milionë eurosh do të afrojë më shumë Shkupin me Prishtinën dhe do të krijojë mundësi të reja zhvillimi.
“Shkupi tashmë më afër Prishtinës.
200 milionë euro për rrugën Shkup–Bllacë–Prishtinë.
Ky është dallimi mes fjalëve dhe veprave. Mes premtimeve t’thata dhe projekteve që ndryshojnë jetën e qytetarëve.
Kjo është qeverisja jonë. Çdo premtim i mbajtur, çdo angazhim i kthyer në punë. Investojmë për një shtet më të zhvilluar, për ekonomi më të fortë dhe për lidhje më të afërta mes vendeve tona.
Po ndërtojmë kilometra rrugë, sepse kështu afrojmë njerëz, krijojmë mundësi dhe hapim horizonte të reja për brezat që vijnë.
Urime!!!”, ka shkruar Mexhiti.

