Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Shëndeti

Mbyllen dyert e kopshteve për fëmijët e pavaksinuar

Përditësimi i fundit: 2024/03/12 at 9:45 AM
Publikuar March 12, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Maqedonia e Veriut më 11 mars ka mbyllur dyert e kopshteve për të gjithë fëmijët që nuk i kanë marrë tri dozat e vaksinës DTP kundër kollës së keqe.

Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor ka nisur me zbatimin e vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për kryerjen e inspektimeve të jashtëzakonshme dhe ndalimin e pranimit të fëmijëve në institucionet parashkollore, të cilët nuk janë të imunizuar me dozat e nevojshme të vaksinës DTP kundër kollës së keqe.

- Reklamim -

“Inspektimet e jashtëzakonshme kanë nisur sot (e hënë) nëpër institucionet parashkollore për ndalimin e pranimit të fëmijëve të paimunizuar”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor.

Vendimi i Ministrisë pasoi thirrjen e Komisionit për Sëmundje Infektive për marrjen e masave serioze për mbajtjen nën kontroll të situatës, apo parandalimin e përhapjes së infektimit.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, deri më 6 mars, vetëm në Shkup janë evidentuar 141 persona të prekur nga kolla e keqe, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

“Qëllimi i nismës së Komisionit për Sëmundjes Infektive është që të mbrohet kategoria më e ndjeshme e qytetarëve e në këtë rast ata janë fëmijët nën moshën dy vjeçe. Vaksinimi është i domosdoshëm, si masë e vetme për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve”, ka deklaruar Fadil Cana, drejtor i Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Shkup.

Edhe pse Ministria e Shëndetësisë ka shpallur epidemi të kollës së keqe në territorin e Shkupit, kontrollet mund të kryhen në të gjithë Maqedoninë e Veriut, edhe pa u shpallur epidemia, me qëllim parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje ngjitëse.

“Ende nuk mund të themi se sëmundja po përhapet në nivel të shtetit dhe kjo është një gjë e mirë. Por, kjo nuk do të thotë që të mos ndërmerren masa, përkundrazi të gjithë duhet të jemi në krye të detyrës me ndërmarrjen e të gjitha masave për mbrojtje përhapja e virusit”, ka deklaruar Zllaten Memedoviq, nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

Nga Komisioni, thonë se në kopshte nuk duhet të pranohen as fëmijët me sëmundje të tjera infektive, ndërsa për çdo rritje të numrit të fëmijëve që mungojnë, duhet të njoftohet Qendra e shëndet publik.

Doza e parë e vaksinës DTP u jepet fëmijëve në moshën 2-muajshe, doza e dytë në moshën 4-muajshe dhe doza e tretë në moshën 6-muajshe.

Rivaksinimi i parë kryhet një vit pas përfundimit të vaksinimit së parë, në moshën 18-muajshe. Rivaksinimi i dytë bëhet në klasën e dytë, apo në moshën 7-vjeçare.

Sipas të dhënave të muajit shkurt, në nivel të shtetit është vaksinuar rreth 83 për qind e popullatës, me tendencë të uljes së mëtejmë, gjë që edhe ka alarmuar institucionet shëndetësore mbi mundësinë e paraqitjes së sëmundjeve tjera infektive.

Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se që të arrihet imunizimi kolektiv duhet të jetë e vaksinuar mbi 95 për qind e popullsisë me të gjitha llojet e vaksinave.

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
ETIKETUAR: femijet, kopshtet, vaksina
3shi.net 12 Mars, 2024 March 12, 2024
Artikulli i mëparshëm Analistët: VMRO në Kuvend u premton deputetëve shqiptarë se pas zgjedhjeve do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese!
Artikulli tjetër Mexhiti për Zhurnal demanton lajmin “përplasje në VLEN”: Pushtetarët bien dhe zgjohen nga gjumi me shpresën që të përçajnë opozitën

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    A do të jetë ministër i brendshëm? Mexhiti nuk e mohon

    3shi.net May 1, 2024
    Kush e keqpërdori balanserin, që maqedonasit me të madhe po punësohen si shqiptarë?!
    Austri, vriten katër gra dhe një vajzë e mitur
    Filloi debati plenar për ribalancin e Buxhetit për vitin 2024, sigurohen më tepër mjete për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit
    Të punësuarit në Postën e Maqedonisë në protesta, kërkojnë paga dhe reforma në ndërmarrje
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    LajmeShëndeti

    Taravari viziton Fakultetin e Mjekësisë Veterinare

    April 24, 2025
    Shëndeti

    Rritje e kapitacionit në RMV, mjekët amë dhe gjinekologët do të marrin nga 25 denarë më shumë, ndërsa stomatologët nga 14 denarë

    April 7, 2025
    Shëndeti

    Amir Elezi: Angazhimi jonë është të sigurojmë sasi të mjaftueshme të gjakut

    April 4, 2025
    Shëndeti

    Bekim Sali: Le të jemi të vetëdijshëm për nevojën për mbështetje për individët që jetojnë me autizëm

    April 2, 2025
    Shëndeti

    Dita Botërore e Autizmit: Pesë fakte që duhet t’i dini

    April 2, 2025
    Shëndeti

    Taravari: Pajisje moderne për spitalet tona

    March 10, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?