Katër klinikat më të mëdha private shëndetësore – “Acibadem Sistina”, “Remedika”, “Neuromedika” dhe “Klinika Zhan Mitrev” gjatë vitit të kaluar kanë arkëtuar 83,5 milionë euro.
Këto para kanë hyrë në llogarinë e këtyre bankave vitin e kaluar drejtpërdrejt ose përmes kontributit shëndetësor në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, tregon portali “Pari” në bashkëpunim me platformën “Biznismreza.mk“.
Në katër klinikat e lartëpërmendura vitin e kaluar ka pasur rritje për 3,5 milionë euro më shumë se gjatë 2022.
Të dhënat tregojnë se pa konkurrencë janë hyrjet nga ndërhyrjet shëndetësore të kryera në “Acibadem Sistina”, ku të ardhurat janë 57.6 milionë euro.
Klinika “Zhan Mitrev” është e dyta për nga të ardhurat e realizuara. Në vitin 2023, të ardhurat e klinikës ishin 16,9 milionë euro dhe janë 13,96% më të ulëta se në vitin 2022, kur gjithashtu kishte një rënie në krahasim me vitin 2021.
Me të ardhura gati tetë milionë euro, “Remedika” doli në vendin e tretë, por edhe ky spital ka një rënie prej 9.51% krahasuar me vitin 2022. “Neuromedika” ka realizuar më së paku të ardhura totale nga këto katër – një milionë euro, por kjo është më e mirë se në vitin 2022.