Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentë nga Kolegji Amerikan, ku janë diskutuar çështje lidhur me punën e institucionit ligjvënës dhe sfidat e përditshme të politikës.
“Biseduam hapur për punën tonë në Kuvend, sfidat e përditshme dhe rolin që ka komunikimi në politikë. Më la mbresa energjia, idetë dhe këndvështrimet e tyre të drejtpërdrejta,” ka deklaruar Gashi.
Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e angazhimit të të rinjve në jetën publike, duke vlerësuar shkëmbimin e përvojës me studentët si një element të rëndësishëm.
“Gjithmonë kënaqësi të ndash përvojën me të rinjtë të angazhuar,” u shpreh kryeparlamentari.

