Në Maqedoninë e Veriut u regjistruar rritje e rrogës mesatare për 8.2 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Në muajin maj të vitit 2026 paga mesatare mujore neto është 49 544 denarë. Paga mesatare mujore bruto për të punësuar, gjatë muajit maj të vitit 2026, ishte 74 482 denarë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Rritje më e madhe e rrogës në muajin maj u regjistrua të furnizimi me ujë (11.9 %), arti (11.3 %) dhe transporti (10.9 %).
Rroga më e madhe neto u regjistrua te informimi dhe komunikimi (90 485 denarë), veprimtaritë financiare dhe sigurimi (64 715) dhe minierat dhe guroret (61 228).

