“Me kënaqësi të veçantë njoftojmë për aderimin e artistes së madhe dhe këngëtares së njohur Leonora Poloska në Lëvizjen Demokratike”, thuhet në njoftimin e partisë së drejtuar nga Izet Mexhiti.
“Leonora, e cila ka ndriçuar skenën muzikore shqiptare me talentin dhe zërin e saj unik, tani ka vendosur që zërin e saj ta sjellë edhe në politikë, duke u bashkuar me ne, në këtë rrugëtim.
Përkushtimi i saj për artin, kulturën dhe shoqërinë e ka bërë atë një simbol të artistës shembull, dhe tani me të njëjtin përkushtim ajo do të jetë bashkë me neve, në përpjeket tona për të ndërtuar një vend më të mirë, për të gjithë.
Aderimi i Leonorës në Lëvizjen Demokratike është një dëshmi e besimit që artistët dhe njerëzit me vizion kanë në platformën tonë, duke parë tek ne një mundësi për të ndryshuar pozitivisht realitetin tonë shoqëror dhe politik.
Me këtë hap, Leonora Poloska jo vetëm që tregon përkushtimin e saj ndaj artit, por edhe angazhimin e saj për të kontribuar aktivisht në të ardhmen e vendit!
Mirë se erdhe, Leonora, në familjen e madhe të Lëvizjes Demokratike!”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Demokratike.